Fati me Tiranën, kualifikohet direkt në "Play-Off" ku do të përballet me kampionët e Bullgarisë
Fati nuk e donte në turin e dytë të "Champions League" atje ku Tirana humbi padrejtësisht ndaj Crevena Zvezdës, megjithëse luajti më mirë sesa kundërshtari. Por gjithçka i është rikthyer në "Europa League", duke sjellë edhe festë në kampin e bardhebluve.

Kështu normalisht kampionia e Shqipërisë do të luante në turin e tretë të Europa League dhe më pas duhej të mbërrinte në "Play-off", për të kërkuar grupet e këtij kompeticioni. Por teksa u hodh shorti në Nion të Zvicrës u përcaktuan edhe me fat dy ekipet që do të shkonin menjëherë në "Play-Off", pa pasur pengesa në turin e tretë të "Europa League". Dhe kush ishte ekipi i parë që u kap? Tirana! Më pas do t’i bashkohet edhe Ludogorest që mbërrijnë menjëherë në "Play-Off".
Shtuar më 31/08/2020, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori