Mësoi se e kërkon Reali, Presidenti i Torinos i përgatit rinovimin Belottit
Torino është vënë në alarm pas rikthimit të zërave për interesimin e klubeve të mëdha europiane për shërbimet e Andrea Belottit.

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, sipas mediave spanjolle, është gati të paguajë klauzolën e largimit 100 milionë euro për sulmuesin italian, që po spikat në Serinë A në klubin “Granata”. Drejtuesit e Torinos janë gati të nisin bisedimet me 24-vjecarin për rinovimin e kontratës me rritje të ndjeshme të pagës, në mënyrë që të qëndrojë sa më gjatë nën urdhrat e Sinisa Mihajlovic.

Klauzola e largimit do të mbetet e njëjtë, 100 milionë euro, pra një shifër e përshtatshme për një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim./albeu.com/

Shtuar më 16/11/2017, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori