13 tetor, Meta cakton datën re të zgjedhjeve lokale (VIDEO)
Mësoi se po e kërkonte Reali, Presidenti i Tottenhamit e josh me dhuratë luksoze Poçetinon
“Ne jemi Totenhemi. Mund të mundim çdo skuadër këtë sezon”. Mauricio Poçetino është i bindur në cilësitë që Spërsat kanë pas fitores ndaj Realit të Madridit në Champions. Jo më kot, kampionët e Europës e kanë vendosur argjentinasin në listën e dëshirave si kandidatin numër 1 për të zëvendësuar Zinedin Zidanin në rast shkarkimi.

Historia në Spanjë thotë se Reali nuk do të mund të bëjë përmbysjen e madhe ndaj Barcelonës, pasi kurrë nuk ka ndodhur që të bëhet “remuntada” kur ata janë renditur 8 pikë pas kreut.

Dhe “DailyMail” shkruan se Perez ka nisur të mendojë që tani për sezonin e ardhshëm dhe nga Spërsat nuk kërkon vetëm Poçetinon, por edhe një yll në fushë, Dele Alin. 36 orë pas lavdisë kundër madrilenëve, Poçetino udhëtoi në stërvitje me “Bentley”-n që i dërgoi presidenti Daniel Levi, i cili do të bëjë të pamundurën për ta mbajtur nën kthetrat e tij dhe larg atyre të spanjollëve:

“Të jem i sinqertë, unë preferoj të ngas ‘Smart’-in tim. Por kur atë ma merr gruaja, atëherë më mbetet ‘Bentley’. Sfida është të vazhdojmë kështu, sepse Totenhemi është një klub i shkëlqyer”, tha me humor trajneri, i cili sot do të ketë derbin me Kristal Palasin në “Wembley”. Spërsat do të jenë pa portierin Loris dhe mbrojtësin Aldervaireld, të cilët u dëmtuan ndaj Realit.

“Për ne është e rëndë- sishme që të ngushtojmë diferencën me kreun. Humbja kundër Junajtid ishte shumë e dhimbshme. Duhet të jemi shumë të përqendruar për Palasin, sepse ka po aq vlerë sa ndeshja me Realin”. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2017, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori