Messi, 10 milionë euro për të mbyllur gjyqin
Lionel Messi vazhdon përpjekjet për t’u shpëtuar detyrimeve ligjore për evazionin fiskal. Sipas shtypit iberik, kampioni argjentinas ka paguar 10 milionë euro te tatimet, për të mbyllur gjyqin që e akuzon për dëmin deri në 4 milionë euro që ai ka shkaktuar në vitet 2007- 2009.

26-vjeçari, i cili një ditë më parë festoi datëlindjen, akuzohet se ka firmosur kontratat me sponsorët në vende që taksën e kanë zero për t’u shpëtuar detyrimeve financiare.

Sipas së përditshmes "La Vanguardia", ai u ka paguar tatimeve 10 milionë euro për t’i shpëtuar shfaqjes së bashku me të atin përpara gjykatës më 17 shtator dhe ruajtur kështu të paprekur imazhin. /albeu.com/



Shtuar më 25/06/2013, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori