Messi apo Roanaldo? Zgjedh Frank Lampard
Frank Lampard ka zgjedhur lojtarin e tij të preferuar mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo me paraqitjet e tyre të jashtëzakonshme në dekadën e fundit kanë hapur një debat të madhe, se cili është më i miri në histori të futbollit.

Messi në karrierën e tij profesionale ka veshur vetëm fanellën e Bacelonës, duke shënuar 636 ndeshje në 737 paraqitje.

Në anën tjetër, Ronaldo ka gëzuar suksese në disa skuadra si Manchester United, Real Madrid dhe së fundi te Juventus.

"Unë do të shkoja për Messin për talentin e pastër, natyror, por ajo që Ronaldo ka bërë ka qenë absolutisht e pabesueshme", ka deklaruar Lampard.
Shtuar më 29/10/2020, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori