Messi apo Ronaldo, ja kë zgjedh Haland
Erling Braut Haaland është padyshim njeriu i momentit.

Talenti norvegjez po zhvillon paraqitje të shkëlqyera me fanellën e Dortmund.

Së fundmi 19 vjeçari ka dhënë një intervistë për mediat ku është shprehur se nuk e kishte imagjinuar që do ta fillonte kështu aventurën tek klubi gjermane.

Ndërsa pyetjes se kë do të zgjidhte mes Ronaldos dhe Messit, Haaland nuk i është përgjigjur pasi për të të dy janë fantastikë.

"Ka qenë një muaj i mirë, kam ardhur në një klub të madh me lojtarë të rëndësishëm. Është bukur të luaj me ta. Nuk mund ta imagjinoja një fillim të tillë, por përsëri jam i uritur të bëj më shumë."

Messi apo Ronaldo? "Nuk mund t'i përgjigjem. Më pëlqejnë të dy, ata janë fantastikë."

Tre Kupa Botërore apo tre Liga Kampionësh? " Më duhet të them Kupën e Botës".
Shtuar më 20/02/2020, ora 23:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori