Messi apo Ronaldo? Ja kë zgjedh Ozil
Mesut Ozil është lojtari më i fundit që është përfshirë në debatin e vjetër se cili është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.

Mesfushori gjerman ka pranuar pyetje nga fansat e tij në Twtiter, duke u përgjigjur secilës me radhë.

Kur është pyetur se kujt i takon epiteti "G.O.A.T", Ozil ka thënë se Ronaldo e ka dëshmuar vetën ku do që ka luajtur.

Messi ka dëshmuar vetën si njëri ndër më të mirët në Spanjë, por Ronaldo ka qenë gjithmonë më i miri në çdo vend ku ka luajtur”, ka thënë turko-gjermani.

Ozil i është referuar asaj se pesë herë fituesi i Topit të Artë ka shkëlqyer në Angli, Spanjë dhe Itali, duke fituar trofe në secilën ligë.

Ky aspekt do të thotë se Messi ka treguar cilësitë e tij vetëm në Spanjë, aty ku është rreth 20 vite duke luajtur futboll vetëm për Barcelonën.
Shtuar më 11/01/2021, ora 22:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori