Messi apo Ronaldo? Kaka zgjedh CR7
Ronaldo apo Messi? Kaka mban anën e portugezit. Midis dy fenomenëve të futbollit aktual, ish-milanisti zgjedh shokun e tij të skuadrës te Real Madrid.

" Janë dy futbollistët më të mirë në botë. Messi është unik në llojin e vet, por për futbollin modern Cristiano është më i kompletuari", u shpreh terkuartisti i madrilenëve për programin "Kajuru Pregunta".

"Shënon gol në të gjitha mënyrat: me të majtën, me të djathtën, me kokë, nga vendi. Ronaldo është lojtari më i mirë që kam patur fatin të luaj në karrierën time", përfundoi Rikardo Kaka i cili për shkak dëmtimi nuk mundi ti bashkangjitet kombëtares braziliane pas një viti e gjysëm mosaktivizimi. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori