Messi apo Ronaldo? Pele jep përgjigjen që nuk pritej
Pëlqej
Messi vazhdon të jetë i preferuari i Peles, të cilin do ta dëshironte në skuadër para Cristianos.

Pele, legjenda e futbollit botëror dhe tre herë fituesi i Kupës së Botës me Brazilin, edhe njëherë foli për atë që po diskuton e gjithë bota tash e disa vite: Cili është më i mirë, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo?

Në një intervistë për “SporTV”, golashënuesi më i mirë në histori të Kombëtares së Brazilit, nuk ka dyshime sa i përket më të mirit, duke preferuar Leo Messin para Cristianos dhe se do të dëshironte ta kishte më parë argjentinasin në skuadër se sa portugezin.

“Do të qëndroj me Messin. Do të qëndroj me Messin sepse ai shënon gola të rëndësishëm, por ai është gjithashtu lojtar që e ndihmon ekipin me asistime. Për ekipin tim, preferoi Messin”, deklaroi Pele shrkuan ekspress.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë lojtarët me më së shumti Topa të Artë (nga 5) dhe Këpuca të Arta (4) në histori të futbollit.
Shtuar më 16/01/2018, ora 21:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori