Messi arrinë shifrën e 50 golave këtë sezon me Barcelonën
Messi ka kapur shifrën e 50 golave në sezonin 2018/19.

Leo Messi ka shënuar dy gola në barazimin që Barcelona po e merr në udhëtim te Eibar, ndeshja e fundit për sezonin që po lëmë pas.

Kështu, Messi shkoi në kuotën e 36 golave në La Liga, duke lënë Kylian Mbappen prapa me 32 në garën për “Këpucën e Artë”.

Në total, me dy golat kundër Eibarit, Messi ka shkuar në kuotën e 50 finalizimeve.

Kjo është hera e gjashtë në karrierë që Messi shënon 50 e më shumë gola.

Rekordin e mban në sezonin 2011/12, që kishte shënuar 73 gola në 60 paraqitje, ndërsa në disa sezone tjera ka shënuar; 53, 60, 58 dhe 54. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2019, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori