Messi: As paratë nuk më largojnë nga Barça
Leo Messi në një intervistë për gjermanen "Bild" ka konfirmuar se do të luajë gjithë karrierën e tij futbollistike te Barcelona. "Paratë nuk mund të më largojnë nga Kamp Nou", është shprehur argjentinasi blaugrana.

Duke deklaruar:"Plani im është të luaj gjithë jetën te Barcelona", Leo Messi tregoi besnikëri të përjetshme klubit katalanas.

Messi është favoriti kryesor për fitimin e Topit tëArtë dhe përsa i përket trofeve ka thënë: "Dua ti rifitoj sërish ato që kam fituar me Barcelonën por duhet shumë punë për të arritur këtë gjë, por Barcelona i ka të gjitha potencialet për ta arritur këtë gjë", shtoi "Pleshti" në intervistën e tij. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 13:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori