Messi: Barcelona nuk varet nga une
Pëlqej
Albeu.com
Superyllit të Barcelonës, Lionel Messi, nuk i pëlqejnë ato që thuhen në media se pa të blaugranët nuk mund të luajnë mirë dhe nuk mund të fitojnë, dhe beson se skuadra e tij është shumë e përgatitur për t’u përballur edhe në mungesë të tij.“Nuk mendoj se skuadra varet nga unë. Kemi shumë lojtarë dhe të gjithë punojmë së bashku, prandaj nuk është me rëndësi se kush është në fushë”.

“Më e rëndësishmja është se ne shënojmë fitore dhe skuadra po luan shumë mirë në të gjitha frontet”.

Në katër ndeshjet e radhës Barcelona do të përballet me Sevillën, Valencinë, Real Madridin dhe Villarrealin para pushimeve të fundvitit, dhe nëse shënon fitore në të gjitha takimet, atëherë do të qëndronte e vetmuar në krye të tabelës.
Shtuar më 27/11/2008, ora 21:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori