Messi bën gjithçka ndaj Brazilit, ja çfarë bën përballë Alisson (VIDEO)
Lionel Messi i përgjigjet "tripletës" së Cristiano Ronaldos.

"Pleshti" argjentinas ka gjetur rrugën e rrjetës me kombëtaren, teksa ka zhbllokuar shifrat në miqësoren që po luhet aktualisht kundër Brazilit. Ylli i Barcelonës fitoi fillimisht një penallti, ekzekutimin e së cilës e mori përsipër vetë.

Goditja e parë e tij u neutralizua nga Alisson, por në vazhdim të aksionit, nuk kishte se çfarë të bënte. Messi arrin i pari tek sfera, të cilën e dërgon në fundin e rrjetës. Pak minuta më parë, Gabriel Jesus humbi një penallti.
Shtuar më 15/11/2019, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori