Messi bën për herë të parë testin e covid-19, del rezultati
Lionel Messi ka rezultuar negativ në testimin për COVID-19, kështu që ai sot do të rikthehet në stërvitje te Barcelona për herë të parë që prej se e kërkoi largimin.

Sulmuesi argjentinas është testuar për COVID-19 të dielën, pasi të njejtën gjë nuk e bëri të shtunën.

Barcelona e dërgoi një ekip mjekësor në shtëpinë e Messit, dhe rezultati i testimit për COVID-19, sipas mediave në Spanjë, doli negativ.

Ndryshe, Messi ka pasur mosmarrëveshje me klubin katalunas ditëve të fundit, pasi ai kërkoi largimin nga "Camp Nou".

Megjithatë, Barcelona bllokoi largimin e tij duke kërkuar 700 milionë euro nga klubet e interesuara. Në fund të fundit, Messi vendosi të mbetet te Barcelona.
Shtuar më 07/09/2020, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori