Messi bllokon transferimin e futbollistit francez tek Barcelona
Pëlqej
Lionel Messi ka bllokuar që Barcelona të transferojë yllin e Lyonit Nabil Fekir.

Francezi ka shënuar 21 gola në 33 paraqitje në të gjitha garat, por nuk ka qenë e mjaftueshme për të bërë përshtypje për Messin.

Pas një sezoni mbresëlënës në Francë, Fekir ishte përfolur të ishte një objektiv për gjigandët katalanas, por "Don Balon" pretendon se Messi nuk mund të shohë një vend për të në skuadrën e Barcelonës dhe tani ka më shumë gjasa që ai të transferohet në Real Madrid.

Raportet pohojnë se Messi ka luajtur një rol në përcaktimin e transferimeve të fundit të klubit Blaugranas.

Klubi nga Premier League, Arsenal janë favoritë për të nënshkruar me Fekir, pasi kanë bërë një ofertë prej 45 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2018, ora 00:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori