Messi braktis sërish Argjentinën
Lionel Messi do të largohet sërish nga Argjentina, por këtë herë vetëm për një ndeshje.

Ai nuk do të luajë në sfidën e ardhshme të Argjentinës kundër Venezuelës pas një dëmtimi që ka pësuar në sfidën e fundit.

"Pleshti"do të kthehet tek klubi i tij Barcelona, për të vazhduar rikuperimin nga lëndimi, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Messi u dëmtua në fitoren 1:0 ndaj Uruguait , ndërkohë që në sfidën e radhës Argjentina do të ketë edhe një tjetër mungesë të madhe, Dybalën, e ndëshkuar me karton të kuq./

Shtuar më 03/09/2016, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori