Messi dëshiron rikthimin e Neymar në Barcelonë
Lionel Messi vazhdon të ketë simpati për "yllin" brazilian Neymar.

Së fundmi Messi ka folur për ish-shokun e tij të skuadrës duke thënë se do të kishte dashur që Neymar të kthehej sërish tek klubi i Barcelonës.

Messi gjithashtu ka treguar se nuk i pëlqejnë zërat që e shohin Neymarin te Real Madrid.

“Sigurisht që nëse do të ishte e mundur do të më pëlqenteNeymar të rikthehej. Është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe ta kishim sërish me ne do të ishte diçka fantastike” ka deklaruar Messi.

“Në fakt e shikoj si shumë të vështirë që diçka e tillë të ndodhë, por nëse do të ishte mundësia do të më pëlqente”, ka shtuar më pas ai. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2018, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori