"Messi dhe Neymar të jashtëzakonshëm"
Pëlqej
Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, thotë se Neymar dhe Lionel Messi janë lojtarë të jashtëzakonshëm.

Dyshja shkëlqyen gjatë vikendit me brazilianin që shënoi hat-trick dhe me argjentinasin që shënoi dy herë, për të mposhtur Granadan me rezultat 6-0.

“Ata të dy janë dy lojtarë të jashtëzakonshëm, të cilët bëjnë aq shumë për të luajtur futboll të mirë dhe kjo është për të mirën e skuadrës”, ka thënë ai për As.

52-vjeçari po ashtu ka shprehur ngazëllimin për atë se si janë adaptuar nënshkrimet e verës dhe shpreson se Luis Suarez do të ketë të njëjtin fat.

“Lojtarët që kanë arritur gjatë verës ia kanë dalë mirë. Ne duhet ta vendosim edhe Luis Suarez, koha e të cilit do të vijë së shpejti. Ne vazhdojmë të rritemi dhe të mësojmë”, ka thënë Zubi.
Shtuar më 29/09/2014, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori