Një nga arsyet që Lionel
Messi vendosi ta vazhdojë karrierën te Barcelona është edhe ish trajneri Tito
Vilanova. Sipas një lajmi të
publikuar nga TV3,
tekniku i sëmurë rëndë me kancer, i kërkoi argjentinasit të mos
largohej nga skuadra blaugrana dhe këtë e bëri 6 ditë përpara se të
largohej nga jeta.
Numri 10 e vizitoi ish trajnerin e tij 3 ditë pas disfatës në finalen e Kupës së Mbretit bashkë me Jose Manuel Pinton. Gjatë bisedës, Tito i kërkoi Messit të vazhdonte rrugën e nisur me ekipin dhe kjo bëri që gjërat të merrnin një tjetër drejtim.
Në kronikën e
publikuar në TV3 theksohet gjithashtu fakti se
Vilanova e ka ndihmuar klubin me këshilla deri në ditët e fundit.
Vilanova punoi me Messin disa vjet nga pozicioni i zv/trajnerit dhe një vit si trajner duke fituar edhe titullin kampion.
Ish
tekniku katalanas ishte një nga njerëzit me të cilët
Messi ishte lidhur më shumë për shkak të bashhkëpunimit të tyre të gjatë edhe në La Masia. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2014,
ora 10:43