Messi: Do ta eliminojmë Arsenalin
Messi
I rrezikshmi i Barcelonës Lionel Messi, ka "kërcënuar" Arsenalin para ndeshjes kthyese në Ligën e Kampionëve. Në një deklaratë për mediat, Messi ka deklaruar: “Ne jemi të bindur në kualifikim. Sigurisht se kemi qenë të zhgënjyer pas humbjes në ndeshjen e parë në Emirates, edhe pse kemi krijuar shumë raste shënimi. Megjithatë, do të jetë tregim tjetër në Spanjë. Nuk jam i sigurt nëse Arsenali është skuadër që di të mbrohet, ndërsa kjo do t’i bëjë që ata të hapen dhe të pësojnë humbje”. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2011, ora 22:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori