Messi do te luaje kunder Brazilit
Albeu.com
Sipas presidentit Federatës së Futbollit të Argjentinës, Julio Grondona, Barcelona është pajtuar që Lionel Messi të mungojë në ndeshjen e parë të sezonit në La Liga, për të luajtur në ndeshjen vendimtare kundër Brazilit të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror.“Nuk ka problem. Kjo është diçka që është arritur me marrëveshje ndërmjet Guardiolas dhe Maradonas”, ka thënë Grondona për RAC1. Ende nuk është bërë konfirmimi nga Barcelona, ndërkohë “Mundo Deportivo” sugjeron se edhe mbrojtësi brazilian Daniel Alves mund të lirohet të luajë për Brazilin.
Shtuar më 15/08/2009, ora 19:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori