"Messi do të pensionohet te Barcelona"
Lionel Messi është i destinucar për të mbyllur karrierën te Barcelona, sipas presidentit të katalanasve, Josep Maria Bartomeu. Gjithmonë ështën spekuluar se ylli argjentinas do të ndërrojë ambient duke provuar një aventurë të re, por deri tashmë nuk ka pasur një zhvillim konkret.

Përkundrazi, 31 vjeçari ka zgjatur kontratën me Barcelonën deri në vitin 2021. “Pleshti” do të jetë 34 vjeç kur t’i përfundojë kontrata dhe me shumë mundësi drejtuesit e skuadrës mund t’i ofrojnë një kontratë të re. Presidenti i katalanasve, Josep Maria Bartomeu ka theksuar se bashkëpunimi mes klubit dhe Messit do të vazhdojë sa të jetë e mundur.

Messi nuk dëshiron të largohet. Ne duam që ai të mos largohet asnjëherë nga kjo skuadër. Ky është edhe qëllimi tij”, tha presidenti i Barcelonës. Kujtojmë që Lionel Messi është pjesë e katalanasve që prej moshës 13 vjeçare. /albeu.com/

Shtuar më 01/10/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori