E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
Messi duket i sfilitur te Argjentina
Drejtori i ekipit përfaqësues të Argjentinës, Cesar Luis Menotti foli mbi aktivitetin intensiv dhe aktivizimin e gjatë të Lionel Messi gjatë kësaj periudhe. Deri tani, në rikthimin e tij në ekipin përfaqësues të Argjentinës, prej nga ku ishte tërhequr që pas Kupës së Botës "Rusi 2018', Lionel Messi është aktivizuar në mënyrë të pandërprerë te Barcelona.

"Kam frikë nëse Messi luan. E shoh atë me një sfilitje të rëndësishme emocionale mes Champions League dhe ekipit kombëtar. E shoh atë shumë të lodhur. Është padyshim mirë nëse ai dëshiron të luajë me Argjentinën", deklaroi drejtori i bardhekaltërve, Menotti.

Menotti interesohet shumë për mirëqënien e Messit dhe kjo mund të nënkuptojë se argjentinasi i Barcelonës nuk do të luajë fare të premten. Vetëm një mundësi stërvitje me kombëtaren mund të jetë mjafjtueshëm. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2019, ora 20:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori