Messi: Dybala ka një të ardhme të madhe
Ata kanë të njëjtën stil loje, thuajse gola të njëjtë, dhe me një talent të madh në këmbë. Paulo Dybala sigurisht nuk pretendon që të arrijë nivelet e "pleshtit", por ai po ecën në gjurmët e tij.

Sipas Messit, vitet e ardhshme do të flasin për sulmuesin e Juventusit, i cili sipas tij është shumë i talentuar.

Paulo është një futbollist i madh dhe ka një të ardhme të madhe. Me siguri vitet e ardhshme në futboll do të flasin për të”, është shprehur. I kam thënë trajnerit të Argjentinës Tata Martino se ai është njëri prej nesh, shkruan "Sport.es".

Dybala ka shpërthyer te Juventusi, pas transferimit nga Palermo në merkaton e verës. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2016, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori