Trajneri i Barcelonës, Ronald
Koeman në ndeshjen ndaj Real Betisit befasoi të gjithë duke lënë yllin e skuadrës, Lionel
Messi në
stol.
gjentinasi nisi ndeshjen nga bankina, kurse në
pjesën e dytë realizoi dy gola dhe asistoi në fitoren bindëse 5 – 2.
Koeman tha se
Messi ishte i lënduar, andaj vendimi më i miri ishte që lojtari të jetë në
stol.
"Që nga dje biseduam dhe ai kishte disa probleme që nga ndeshja me Dynamo Kiev".
"Vendosem se ishte më mirë ta lejonim në
stol, në rast se do na duhej".
"Pa problem ai do luante. E dimë kush është dhe nuk kam dyshime. E shoh duke luajtur çdo ditë. Nuk ishte titullarë sot, por në
pjesën e dytë ishte shumë i rëndësishëm", deklaroi ai.
Messi tani do i bashkohet Kombëtares së Argjentinës për dy sfidat e radhës ndaj Paraguait dhe Perusë, të vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës 2022.
Shtuar më 07/11/2020,
ora 21:00