Messi e pranon: Reali ka lojtarë më të mirë, duhet punë për t'i mundur
Lionel Messi është i vetëdijshëm për superioritetin e Real Madridit ndaj skuadrës së tij gjatë këtij sezoni .

Në një intervistë për "TyC Sports" ai thekson se madrilenët kanë lojtarë të klasit të lartë dhe duhet punuar shumë për t'i mundur.

“Madridi i ka lojtarët më të mirë në botë pozitë për pozitë”, ka thënë Messi. Ndërsa ne duhet të jemi shumë më superior për të fituar”, theksoi Messi.

“Liga e Kampionëve këtë vit ka qenë e katranosur, duke ditur përparësinë që e kishim, duhej të ishim në gjysmëfinale. Ishte zhgënjim i madh. Ishim shumë afër”, shtoi ai.
Shtuar më 16/05/2018, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori