Lionel
Messi ka thënë se ka ardhur koha që
Argjentina ta tregojë veten në Kampionatin Botëror.
Albiceleste zhvilluan të shtunën mbrëma një lojë miqësore kundër Sllovenisë, të cilën e fituan me rezultat 2-0.
Kapiteni u aktivizua në lojë në pjesën e dytë, dhe arriti të shënojë.
“Doja të largohesha nga stoli dhe të hyja në lojë. Jemi një grup shumë i fortë. E shoh se jemi entuziastë. Tani
fillon ora e së vërtetës. Po shkojmë në Brazil me shumë ambicie”, ka deklaruar
Messi.
Argjentina e
fillon Kampionatin Botëror më 15 qershor në përballje me Bosnje e Hercegovinën.
Shtuar më 08/06/2014,
ora 10:50