Messi është stërvitur me skuadrën, pritet të jetë i gatshëm për finalen
Lionel Messi ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme të Barcelonës që po e zhvillon para finales në kuadër të Supercopa de Espana.

Polemikat nuk kishin të ndalur ditët e fundit, pasi që argjentinasi kishte marr një lëndim të vogël në ndeshjen kundër Granadas, më pas edhe trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, tha se Messi do të ketë fjalën e fundit sa i përket paraqitjes së tij në finale.

Sipas "Mundodeportivo.com", Messi do të jetë në 11-shen startuese ndaj Athletic Bilbao. 33 vjeçari është stërvitur me grupin dje në "La Cartuja" dhe sot në "Benito Villamarin".

Lajm tjetër i mirë për Koman është edhe rikthimi i Sergino Dest, i cili rikthehet nga lëndimi dhe është i gatshëm për tu paraqitur.
Shtuar më 17/01/2021, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori