Messi: Farbregasi do të vijë te ne
Messi
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, dëshiron që me çdo kusht të shoh Cesc Farbregasin në skuadër. Për kalimin e kapitenit të Arsenalit në Barcelonë është folur shumë në veçanti pas kampionatit botëror ku futbollistët e Barcelonës kishin zhvilluar një fushatë gjigante për të sjellë atë në Nou Camp, mirëpo pa sukses.

Ndërsa tani duke parë që afati kalimtar veror po afrohet e njëjta histori ka filluar të përsëritet përsëri. Tani është Messi ai i cili po lufton për spanjollin.

“Vendimi mbetet në dorën e Cesc, por në fund ai do të bëjë atë që të gjithë njerëzit në Barcelonë e duan. Nuk varet shumë nga ne çfarë themi si lojtarë. Por, mendoj se është mirë që ai të jetë në Barcelonë, pasi që si askund tjetër ai do të jetë mirë këtu dhe do të fitojë shumë trofe”, u shpreh Messi.
Shtuar më 08/03/2011, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori