Messi fiton "Këpucën e Artë" për sezonin 2016/17
Lionel Messi është fituesi i “Këpucës së Artë” europiane për herë të katërt, duke barazuar në këtë mënyrë rekordin e vendosur nga Cristiano Ronaldo.

“Pleshti” 29-vjeçar argjentinas shënoi një dygolësh ndaj Eibarit në sfidën e fundit të La Ligës, duke e mbyllur kampionatin në krye të golashënuesve me 37 gola, duke grumbulluar 74 pikë për në garën për “Këpucën e Artë”, pasi çdo gol vlen dy pikë në renditje.

Sulmuesi holandez i Sportingut të Lisbonës, Bas Dost, shënoi një trigolësh në ndeshjen e fundit ndaj Chavesit, duke u renditur kështu i dyti, pasi numëron 34 gola në kampionatin elitar portugez, e rrjedhimisht grumbullon 68 pikë.

Në podium ngjitet edhe sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang, me 31 gola të shënuar në Bundesligë dhe 62 pikë në këtë renditje speciale. Messi e ka fituar më herët këtë trofe në vitet 2010, 2012 dhe 2013. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2017, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori