E FUNDIT/ Lëkundet Shqipëria, ku ishte epiqendra e tërmetit
Messi, fitues i "Kepuces se Arte" (VIDEO)
Albeu.com
Me dy gola kundër Valladolidit në ndeshjen e fundit të kampionatit të Spanjës, të cilën Barcelona e fitoi me 4:0, futbollisti më i mirë i Argjentinës, Lionel Messi edhe zyrtarisht ka fituar “Këpucën e Artë”, trofe për golashënuesin më të mirë “të kontinentit të vjetët”.Sulmuesi i Barcelonës edhe para ndeshjes së fundit të Primera Divisionit praktikisht ishte i paarritshëm në garën për çmimin që jepet nga Asociacioni evropian i revistave sportive (ESM).

Sipas rregullave të këtij asociacioni, golat në pesë ligat më të forta evropiane (Spanjë, Angli, Itali, Francë dhe Gjermani) shumëzohen me koeficientin prej dy, ndërsa në kampionatet tjera ky koeficient është më i ulët.

Mesi me 34 gola të shënuar, pas shumëzimit me dy, arriti koeficientin prej 68 pikëve që i solli “Këpucën e artë”. Pas mesit me koeficientin 58, apo me 29 gola të shënuar gjenden Didier Drogba nga Chelsea dhe Antonio di Natale, sulmuesi i Udineses.


Ja golat e ketij sezoni dhe driblimet:




10 golat me te mire te ketij sezoni:

Shtuar më 17/05/2010, ora 19:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori