Lionel
Messi humbi një dhëmb teksa po
hynte në fushë gjatë pjesës së dytë të "El Clasicos" ndaj Real Madrid. Magjistari i Barcelonës, i cili shënoi dy gola mbrëmë, pësoi një dëmtim në
pjesën e parë pas një ndërhyrje të Marcelos, raporton Albeu.
Ai mbajti pambuk në gojë për disa minuta, ndërkohë që në
pjesën e dytë para se të
hynte në fushë i doli dhe një dhëmbë që ka përfunduar në
pjesën e dhomave të zhveshjes, pak para hyrjes në fushë. Pamjet më lart tregojnë më qartë këtë moment, teksa "pleshtit" mesa duket i është dashur ndihma e një dentisti. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2017,
ora 17:56