Messi i gatshëm për Osasunën
Lionel Messi do të jetë i gatshëm për takimin ndaj Osasunës. Argjentinasi, që doli nga takimi i së mërkurës ndaj Malagës për shkak të një shqetësimi fizik, është stërvitur normalisht ditën e djeshme.

Edhe pse nuk ishte me grupin e lojtarëve të tjerë, stafi mjekësor u shpreh se gjendja e tij nuk është problematike.

Me skuadrën është bashkuar edhe mbrojtësi Gerard Pique, i cili këtë javë u bë edhe baba. /albeu.com/



Shtuar më 27/01/2013, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori