"Messi i ka fituar titujt, jo Guardiola"
Magath ka kritikuar taktikat e Guardiolës, sipas tij, gjatë kohës te Barcelona triumfoi shkaku i më të mirit të të gjitha kohëve, Messi.

Në Barcelonë me Messin në skuadër Guardiola ka fituar dy Champions League, pa Leon për shumë vite te Bayern Munich dhe Manchester City, Pepi nuk ka arritur të lë gjurmë në Ligën e Kampionëve, kjo i jep të drejtë ishit të Bayernit, Felix Magath, që t’i kritikojë taktikat e spanjollit.

Messi i ka fituar titutjt e jo Guardiola”, tha ai për Sport Bild.

“Pa Messin, ky sistem kurrë nuk ka funksionuar, në të kundërtën ai do ta kishte fituar Ligën e Kampionëve shumë kohë më parë me Bayern Munich dhe Manchester City”.

Shtatë sezone me radhë Guardiola nuk ia ka dal të bëjë diçka në Champions, përfshirë tri vite në Angli me Cityn, ani pse për tre sezone ka shpenzuar miliona e miliona dhe për kohë kaq të shkurtër (3 vite) ka blerë mbi 30 lojtarë.

Shtuar më 12/10/2020, ora 22:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori