Messi i pandalshëm, 103 gola 30 ekipeve
Pëlqej
Barcelona fitoi duelin e saj kundër PSV Eindhovenit mbrëmjen e së martës, e dirigjuar nga Lionel Mesi, i cili festoi 3 golat e tij të radhës në kompeticion (103 në total). Holandezët u bënë skuadra e 30, së cilës argjentinasi i shënon në Champions, që prej golit të debutimit kundër Panathinaikosit në vitin 2005.

Rivali i preferuar që prej atëherë, numri 10 i katalanasve nuk ka reshtur së shënuari kundër rivalëve nga e gjithë Europa, me Arsenalin “viktimën” e tij të preferuar: “topçinjve” u ka realizuar në total 9 gola. Pas anglezëve, dashuria e preferuar e “pleshtit” është Celtic dhe Milani: skocezët dhe italianët kanë pësuar respektivisht 8 gola nga kapiteni i Barcelonës.

Në sezonin 2014/15 Messi u ngjit në kuotën e 77 golave, duke thyer rekordin e Raul Gonzalezit (71) dhe nga ai çast e më pas ai ka ndjekur Cristiano Ronaldon për vlerësimin e shënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në këtë kompeticion.

Kundër PSV, Mesi arriti që të kalonte sulmuesin e Juventusit në garën për numrin e tregolëshave të shënuar në turneun më të të rëndësishëm europian. Edhe pse Ronaldo e ka gjetur rrugën e golit 120 herë në Champions, rivali i tij i përjetshëm nuk është dorëzuar dhe pas PSV premtoi se lufta këtë sezon pritet të jetë e ashpër. Totenhemi i Mauricio Pochettinos do të jetë rivalja e ardhshme e Barcelonës në kompeticion, ndërsa spanjollët do të udhëtojnë drejt “Wembleyt” në datën 3 tetor.

Skuadrat që Messi i ka shënuar në Champions League:

1- Arsenal (9)
2- Celtic (8)
3- Milan (8)
4- Leverkusen (7)
5- Ajax (6)
6- Manchester City (6)
7- Bayern Munich (4)
8- Panathinaikos (4)
9- PSG (4)
10- Spartak Moskës (4)
11- APOEL (3)
12- Chelsea (3)
13- Cohenhagen (3)
14- Lyon (3)
15- PSV (3)
16- Shakhtar Donetsk (3)
17- Stutgart (3)
18- Plzen (3)
19- Basel (2)
20- BATE Borisov (2)
21- Dynamo Kyiv (2)
22- Juventus (2)
23- Manchester United (2)
24- Real Madrid (2)
25- Roma (2)
26- Monchegladbach (1)
27- Olympiacos (1)
28- Rangers (1)
29- Sporting Lisbone (1)
30- Werder Bremen (1)
Shtuar më 20/09/2018, ora 21:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori