Messi i përfshirë në "dallaveret" e ndeshjeve të bamirësisë
E përditshmja gjermane "Der Spiegel" ka zbuluar një skandal përsa i përket pastrimit të parave nëpërmjet ndeshjeve të bamirësisë në futboll.

Gjithçka u zbulua pas sigurimit të një e-maili të dërguar nga sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi për sulmuesin e e Bayern Munchen, Robert Lewandowski, në vitin 2013. Argjentinasi i ofroi para polakut për të marrë pjesë në ndeshjen "Messi and Friends"”, kundër Botës, që ishte e caktuar të luhej në Los Angeles, por që më pas u anulua.

Ish sulmuesitBorussia Dortmund iu ofruan 178 mijë euro për të luajtur në dy ndeshje.

Të njëjtën kërkesë e kanë marrë edhe yje të tjerë të futbollit si: Sergio Aguero, Didier Drogba, Zlatan Ibrahimoviç, Cesc Fabregas apo Antonio Cassano. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2015, ora 13:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori