Messi i thotë mirupafshim sezonit
Raporti mjekësor ka thënë fjalën e fundit: Lionel Messi e mbyll me kaq sezonin pas problemeve që ka shfaqur javët e fundit në bicepsin femoral të gjurit të djathtë, dëmtim i marrë që në çerekfinalen e parë të Champions League kundër Paris Saint Germain.

Barcelona do të luajë këtë javë ndeshjen e fundit në La Liga për këtë sezon por nuk do të ketë në fushë yllin e saj argjentinas, i cili do të vazhdojë i veçuar periudhën e rikuperimit. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2013, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori