Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Messi: Jam ky që jam falë Barçës
Pëlqej
Karriera e tij deri në këto momente ka qenë brilante. Për katër vjet rresht nga 2009 deri në 2012 Lionel Messi arriti të shpallej futbollisti më i mirë në Botë duke fituar "Topin e Artë". Megjithatë argjentinasi suksesin në aspektin personal ia dedikon të gjithin La Masias, akademisë së Barcës që e bëri të famshëm.

"Jam ky që jam falë Barcelonës. Erdha këtu shumë i vogël, dhe merita që unë u përmirësova si njeri dhe futbollist është e gjitha e La Masias. Me ndihmën e të gjithëve në akademi mësova shumë gjëra dhe arrita në këtë nivel që jam", është shprehur Messi.

Më pas "La Pulga" u rikthye të flasë për atë vonesë në mbërritjen e dokumentave nga Argjentina që e shtynë debutimin e tij me Barcën për plotë 6 muaj.

"Qëndrova 6 muaj pa luajtur për një cështje dokumentacioni. Pastaj u dëmtova përpara ndeshjes time të parë. Ajo ishte një periudhë shumë e keqe për mua. Karakteri im i ndrojtur? Po është e vërtetë që kur isha fëmijë isha shumë i ndrojtur, madje në ditët e mia të para te Barcelona më vinte turp të shkoja në dhomat e zhveshjes bashkë me djemtë e tjerë të ekipit. Kur mberrita këtu surprizohesha nga gjithçka. Cdo gjë ishte e ndryshme nga ato me të cilat unë isha mësuar në Rosario. Megjithatë me kalimin e kohës u përshtata dhe fillova të ndihesha shumë mirë", vijoi katër herë fituesi i "Topit të Artë". /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori