E FUNDIT/ Përplasjet me KED, Meta dekreton Marsida Xhaferllarin për në Kushtetuese
Messi jashtë forme, ja arsyeja
Lionel Messi ka kohë që nuk po nxjerr në pah potencialin e tij dhe atë që jemi mësuar të shohim prej këmbëve të tij vitet e fundit. Por edhe kjo e ka një arsye. Mediat spanjolle raportojnë se, ylli argjentinas i Barcelonës është i dëmtuar për shkak të një problemi muskular.

Argjentinasi ka udhëtuar me skuadrën drejt Amsterdamit për ndeshjen e nesërme në Champions League kundër Ajaxit ndërsa më fundjavë do të jetë në fushë për ndeshjen e La Ligas kundër Almerias.
Pas kësaj 4 herë "Topi i Artë" do të ketë mundësinë të pushojë pasi nuk do të jetë pjesë e Argjentinës për ndeshjet miqësore të rradhës.

Të gjithë shpresojnë që pas kësaj Messi të rikthehet në formën e tij më të mirë pasi e gjithë Barcelona i ka sytë tek ai. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2014, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori