Messi jo në formë, Argjentina e thërret
Trajneri i Argjentinës, Alejandro Sabella ka thirrur Lionel Messin në listën e 23 lojtarëve për ndeshjet kualifikuese të botërorit të Brazil 2014 në muajin qershor, pavarësisht formës jo të mirë të sulmuesit për shkak të dëmtimit.

Kombëtarja "Albiceleste" do të presë më 7 qershor Kolumbinë e Radamel Falcao për të udhëtuar katër ditë më pas në Ekuador, ndërsa më 14 qershor do të zhvillojnë një ndeshje miqësore me Guatemalan.

Messi është një ndër yjet e grumbulluar nga Sabellas edhe pse ende mbetet e paqartë nëse do të aktivizohet nga tekniku apo jo. Gjithashtu në skuadër janë thirrur ylli i Real Madrid, Gonzalo Higuain, sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero, si dhe lojtari i PSG, Ezequiel Lavezzi. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2013, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori