Lionel
Messi është në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën. Futbollisti më i mirë në histori të këtij sporti pritet të braktisë skuadrën katalonase pas një karriere tejet të bujshme.
Messi ka blerë një shtëpi luksoze në
Florida, gjë që lë të nënkuptohet se e ardhmja e tij do të jetë në MLS. 7.5 milionë euro i ka kushtuar apartamenti luksoz në Porsche Design Factory të Floridas.
Raportohet se Inter Miami është skuadra që po bën gati një ofertë të parefuzueshme për Messin.
33 vjeçari vlerëson se nuk mund të
luaj në nivele të larta më në Evropë dhe se dëshiron të përfundojë karrierën në Amerikë.
Shtuar më 30/12/2020,
ora 11:07