E ardhmja e Lionel Messit mund të jetë larg Barcelonës.
Manchester City dhe Paris Saint Germain interesohen për 33-vjeçarin që zyrtarisht verën e kaluar kërkoi largimin nga "Camp Nou".
Kevin-Prince
Boateng, me të cilin Leo luajti disa muaj në Barcelonë, ka këshilluar Lionel Messin të ndjekë shembullin e legjendës, Diego
Maradona dhe të nënshkruajë për Napolin.
Sipas Boatengut nëse ky transferim do të ndodhë atëherë do të ishte
diçka si "nëpër
filma".
"
Messi do të përfundojë kontratën te Barcelona, sa e mrekullueshme do të ishte nëse do të telefononte Napoli dhe thjesht të thotë ‘Po vij", tha
Boateng për ESPN.
"Ata nuk e japin më numrin 10, por do të kisha dashur të nderohet numri 10 i Maradonës, do të kisha dashur të vij
Messi dhe të luajë 1 apo 2 vite, duke mos menduar për para apo
diçka tjetër, vetëm me zemër.
"Do të ishte si në
filma. Ai do të duhej të shkonte në stërvitje me helikopter sepse njerëzit do ta hanin të gjallë. Ata do të ishin shumë të lumtur", përfundoi
Boateng.
Maradona ndërroi jetë muajin e kaluar si pasojë e një ataku kardiak.
Shtuar më 11/12/2020,
ora 12:54