Messi: Krenar që vesh "10"-ën e Ronaldinhos
Lionel Messi ndjehet i nderuar që vesh fanellën "Nr.10" të Barcelonës, ndërsa synon të ndjekë gjurmët e Ronaldinhos dhe të legjendave të tjera të klubit katalanas. Fenomeni argjentinas ka trashëguar numrin e e yllit brazilian që prej kohës kur "R10" la Barçën për të kaluar te Milani në verën e vitit 2008, ndërkohë që ka pohuar se kjo shënon një moment të veçantë në karrierën e tij të hershme.

"Kur ma dhanë mua fanellën "Nr.10" isha shumë krenar dhe i lumtur për ta veshur atë. Është fjala për një fanellë që e kanë veshur disa nga lojtarët më të rëndësishëm në klub. Ronaldinho e kishte veshur atë para meje dhe kishte bërë gjëra shumë të mëdha për klubin. Kjo ishte një përgjegjësi fantastike për mua, që të kisha "Nr.10" në fanellën veshur, e i cila kishte qenë e veshur nga shumë të tjerë", është shprehur katër herë fituesi i "Topit të Artë".


Sulmuesi blaugrana pastaj vazhdoi të shprehë ambiciet e tij për ta udhëhequr Argjentinën drejt lavdisë, fitimit të Kupës së Botës, ndërsa gjithashtu dëshiron më shumë trofe me Barcelonën.

"Unë ëndërroj për të qenë një kampion bote, për ta fituar këtë trofe të lartë me Argjentinën. Po ashtu ëndërroj për të fituar të njëjtët tituj që i kam fituar tashmë me Barcelonën, përsëri në të ardhmen", ka shtuar argjentinasi.

Messi e ka udhëhequr Barçën drejt fitimit të titullit në Spanjë, teksa ka shënuar 46 gola në 32 ndeshje të luajtura në La Liga. /albeu.com/

Shtuar më 23/05/2013, ora 18:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori