Messi: Kurre nuk do te largohem nga Barcelona
Albeu.com
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se ai është i lumtur në klub dhe se kurrë nuk do të largohet nga ekipi spanjoll. “Kurrë nuk kam pasur probleme. Kurrë nuk do të largohem nga këtu. Unë vetëm dua të vazhdoj të luaj”, ka thënë Messi.Argjentinasi, i cili është në negociata me Barcelonën për të fituar marrëveshje të re, sipas të cilës thuhet se do të fitojë pagë vjetore prej 9.5 milionë eurosh, po ashtu ka komentuar edhe ndryshimet e fundit në ekip.

“Ata të cilët kanë arritur do të na bëjnë edhe më të fuqishëm. Eto’o dha gjithçka për Barcelonën me motivimin dhe golat e tij. Tash Ibra do ta bëjë këtë. E kam parë shpesh duke luajtur për Interin, dhe jam i befasuar me aftësitë e tij. Ai është aq i madh dhe i shkëlqyeshëm me top dhe ka goditje të fuqishme”, ka shtuar Messi.
Shtuar më 08/08/2009, ora 20:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori