Messi më argëton, Guardiolën s'e takoj
“Nëse dikush i njeh defektet e Barcelonës, do t’i kishte mundur…”. Kështu është shprehur Zlatan Ibrahimoviç për ndeshjen kundër katalanasve në “San Siro”: “Do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo e fazës në grupe, por ne nuk mund të humbasim”.

Ibra është gati të luajë edhe si portier, vetëm e vetëm për ta skualifikuar skuadrën spanjolle: “Futbolli mbrojtës nuk më pëlqen por, nëse kështu mund të sigurojmë kualifikimin, jam gati të luaj edhe në portë”.

Në përfundim, ai thur elozhe për Messin dhe ngacmon Pep Guardiolën: “Leo po e rrit nivelin e tij të lojës nga viti më vit. Shpresoj të vazhdoj kështu sa më gjatë, kështu që kur unë ta lë futbollin të dëfrehem duke e parë. Do e takoj Guardiolën? Nuk e di nëse do ia jap dorën këtë herë, por as që më intereson shumë ky fakt”, përfundoi bomberi i Milanit. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2012, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori