"Messi me quajti gomar", Milner zbulon praskenat e përplasjes me argjetinasin
Liverpulit nuk i shkuan mirë gjërat në gjysmëfinalen e parë të Champions-it kundër Barcelonës.

Veç humbjes 3-0 në "Camp Nou", falë edhe dopietës së Mesit, anglezët u desh të duronin edhe gjuhën e kapitenit argjentinas. "Më fyeu në spanjisht ndërsa po hynim në tunel pas fundit të pjesës së parë.

Më quajti "burro", që përkthehet "gomar". Mendoj se është një fjalë që përdoret edhe në futbollin spanjoll për të treguar dikë që vjen vërdallë dhe shkelmon njerëzit. E pyeta nëse ishte mirë… Nuk mendoj se e mori vesh që unë e kuptova spanjishten e tij", tha Xhejms Milner për "Daily Mail", që në ndeshjen e kthimit në "Anfield Road" kishte një arsye më shumë për të festuar përpara argjentinasit.
Shtuar më 28/05/2019, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori