Messi me shokë mposhtin lehtësisht Leganesin (VIDEO)
Pëlqej
Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme sot ndaj Leganes me rezultatin 3-1 në "Camp Nou".

Ishte një ndeshje që u dominua nga vendasit por që nuk ishte edhe një ndeshje aq lehtë sa ishte menduar në fillim për kampionin në fuqi të Spanjës.

Ndeshje filloi pa Leo Messin në formacionin kryesor, ku Valverde kishte vendosur që sonte në sulm të startonte me Dembelen, Suarezin dhe Coutinhon.

Barcelona e filloj mirë pjesën e parë dhe erdhi deri të goli në minutën e 32' shënon Dembele.

Me këtë rezultat përfundon pjesa e parë, kurse në pjesën e dytë Leganes e fillojnë më mirë dhe barazojnë rezultatinminutën e 57' me Martin Braithwaite.

E për ta kthyer epërsinë Barcelona inkuadron Messin në vend të Alenas në minutën e 64'.

Ishte pikërisht Messi që e kthen rezultatin. Fillimisht ai bën një goditje të fortë në minutën e 71-të të cilën e pret portieri Leganes por topi i kthyer kthehet në këmbët e Suarez që shënon golin e dytë.

Por, Leganes nuk dorëzohen dhe ishin afër të barazojnë disa herë.

Ishte Messi që përsëri doli në skenë për ta shënuar golin e nokdaunit dhe Barcelona të vazhdojë epërsinë prej pesë pikëve nga vendi i dytë, Atletico Madrid pas 20 javëve të La Ligas. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2019, ora 22:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori