Messi me shokë mposhtin Levanten dhe kualifikhen në çerekfinale të Kupës së Mbretit (VIDEO)
Barcelona ka marrë një fitore të lehtë sonte kundër Levantes me rezultatin 3-0, ndeshje e vlefshme për Kupën e Mbretit.

Me të filluar pjesa e parë, Barcelona u pa se në ndeshjen e dytë e kishte seriozisht dhe tani në Camp Nou, Valverde kishte startuar me Messi dhe Dembele në sulm.

U deshën 30 minuta lojë që Dembele të shënonte dy gola brenda një minute. I pari ishte një gol fantastik i tij, kurse i dyti erdhi pas disa sekondave.

Në pjesën e dytë, Barcelona përsëri filloi më mirë dhe arriti të goli i tretë.

Kësaj radhe ishte Lionel Messi që shënoi golin e tretë pas një depërtimi të Semedos në minutën e 54'.

Me këtë fitore, Barcelona kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2019, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori