Messi me shokë mposhtin Sevillan dhe marrin kryesimin e renditjes (VIDEO)
Pëlqej
Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme sonte ndaj Sevillas me rezultatin e përgjithshëm 4-2 në "Camp Nou", e vlefshme për javën e 9 të La Ligas.

Ndeshja zhbllokohet që në minutën me golin e mesfushorit brazilian, Philippe Coutinho, pas një assists nga Messi.

Mbas 10 minutash ishte "pleshti" që dyfishon rezultatin për Barcelonën.

Pas vetëm 26' minutash lojë Messi detyrohet të zëvendësohet pas një dëmtimi të tmerrshëm që mori nëkrahun e djathtë.

minutën e 63' Luis Suarez shënon edhe golin e tretë. Për skuadrën e Valverdes shënoi edhe Rakitic në minutën e 88'.

Për Sevillan shënuan Sarabia (79') dhe Muriel (91').

Pas kësaj fitoreje Barcelona renditet në vendin e 1 me 18 pikë, ndërsa Sevilla në vendin e 3 me 16 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2018, ora 22:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori