Messi mposht Valencian (VIDEO)
Rikthehet Barcelona e dikurshme në Premier Ligë. Në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma në “Mestalla”, katalanasit kanë mposhtur Valencian me rezultat 2-3, duke treguar edhe një lojë të shkëlqyeshme.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë nga blaugranat që e zhvendosën lojën në gjysmëfushën e kundërshtarëve. Presioni i lartë u shpërblye në minutën e 11-të kur Messi kaloi portierin kundërshtar, ndërsa në të 39-ën sigloi rrjetën e dytë pas një aksioni nga e majta.

Avantazhi i trefishtë erdhi 2 minuta më vonë kur 4 herë fituesi i Topit të Artë përfitoi nga asisti i Neymar. Por emocionet e pjesës së parë nuk u mbyllën këtu pasi Valencia u rikthye në lojë me dy gola të shpejtë të shënuar nga Helder Postiga në limitet e kohës së rregullt.

Gjatë 45 minutëshit të dytë, loja u zhvillua e hapur madje Jonas rrezikoi golin e barazimit në minutën e 85-të duke goditur shtyllën por rezultati mbeti i pandryshuar.
Shtuar më 02/09/2013, ora 00:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori